Gashin në Kumanovë e presin jo më shumë se 30 aktivistë


Afrim Gashi, kryetar i Alternativës, parti kjo që sot firmosi koalicion me LR-PDSH-në e Ziadin Selës, duket se e ka parë realitetin në terren. Sonte, i shoqëruar nga kryetari i Forumit Rinor të Alternativës, Afan Elezi, Gashin në Degën e Kumanovës e kanë pritur jo më shumë se 30 të rinj.

“Sonte së bashku me Kryetarin e AlternAtivA-s, Afrim Gashi vizituam të rinjtë e AlternAtivA-s në Kumanovë. Aktivizimi politik i të rinjve, ideja dhe kreativiteti, ishin temat pët të cilat bashkëbiseduam. Rinia e Kumanovës është gati për ta sjellë ndryshimin. Për një rini intelektuale, ta sjellim ndryshimin me 12 Prill së bashku”, shkruan Afan Elezi në profilin e tij në Facebook, ndërsa në selinë e Alternativës në Kumanovë shihen një grusht i të rinjve.

Duke e parë numrin e vogël të aktivistëve, Afrim Gashi nuk ka qëndruar më shumë se 30 minuta në Kumanovë.
Në ndërkohë, i njëjtë shpreson se do arrij të fitojë vota sa për t’u bërë deputet në Njësinë e dytë zgjedhore, pjesë e së cilës është edhe Kumanova.

Baby Boo