Gashi: Sot ne të gjithë jemi Gaza


Kryetari i partisë Alternativa, Afrim Gashi ka reaguar në lidhje me zhvillimet e fundit në Rripin e Gazës. Ai shkruan se sot Gaza është barometri që e përcakton se a jemi në anën e vi*ktimës apo të ag*resorit.
“Me rastin e 16 Majit – Ditës Ndërkombëtare të Bashkëjetesës në Paqe, përfitoj nga momenti për të kujtuar se bashkëjetesa në paqe është fondament i jetës sonë në Tokë.

Dhe, në këto ditë kur kjo temë po vihet në sprovë në Tokën e Shenjtë të Jerusalemit, ndërgjegjësohemi edhe më shumë që ta kuptojmë se pranimi i diversitetit dhe bashkëjetesa në paqe me TJETRIN është mundësi që edhe ne ta njohim veten tonë.
Vendosja e paqes në atdheun e të gjitha religjioneve monoteiste abrahamike është mënyra e vetme për të dëshmuar se vërtet i besojmë një Zoti të përbashkët që na ka bërë të ndryshëm për ta njohur veten dhe tjetrin.

Në të vërtetë, ashtu siç e kanë vlerësuar edhe organizatat më të rëndësishme të të drejtave të njeriut në botë, sot Gaza është barometri që e përcakton se a jemi në anën e vi*ktimës apo të ag*resorit. Andaj, sot ne të gjithë jemi Gaza.
Sidoqoftë, mbetem me lutje e shpresë se së shpejti aty dhe gjithkund do të rikthehet paqja dhe se do të ndërpritet dhu*na.
Paqe!”, shkruan Gashi.

Baby Boo