Gashi pret që VLEN të fitojë mbi 20 deputetë: Gjithçka që pati BDI në kampin opozitar, tani i ka marrë pranë veti!


Dalja në zgjedhje e shqiptarëve në dy blloqe është e shëndetshme dhe besoj që do të rritet edhe numri i deputetëve shqiptarë. Këtë e tha kryetari i Alternativës, Afrim Gashi në RTVM 2.

Gashi tha se koalicioni VLEN ka njohuri dhe dije si dhe guximin për ta sjell ndryshimin dhe nuk dirigjohen nga askush por se janë “zëri dhe vullneti i gjithë shqiptarëve”. Shtoi se spektri politik shqiptar po shkon drejt pjekjes politike, dhe se 30 vite demokraci janë pak për të pjekur.

Për fat të keq gjatë kohë BDI dhe PDSH kanë patur një marrëveshje që të luftohet çdo subjekt i tretë që del në skenë dhe përveç mungesës së pjekurisë së nevojshme një faktor tjetër i rëndësishëm është dëshira apo intenca apo përpjekja e Ahmetit që të mos merret me zgjidhjen e problemeve të shqiptarëve, por më tepër është marrë me përçarjen e kundërshtarëve”, deklaroi Gashi, duke shtuar se përmes maksimës përçaj e sundo ka mbetur kështu në pushtet.

Gashi tha se BDI gjithçka që pati në kampin opozitar kanë shkuar të BDI dhe nga ana tjetër ky vullneti për bashkim dhe koaliconim, tregon se ne jemi në një fazë të pjekurisë politike.

Gashi tha se pritjet e tyre janë se numri i deputetëve që do të fitojë koalicioni VLEN, të jetë mbi 20 deputetë.

“Duke e parë opinioni, aktivistët, frymën që është krijuar, euforinë, nevojën për ndryshim, ky vullnet i popullit shqiptarë për ndryshim nuk ka kush e ndalë. Nuk ka faktor të kësaj bote që mund ta ndalë këtë ndryshim. Andaj jam i bindur për fitore dhe pastaj sa do të jetë fitorja është më relative, por mendoj se vullneti i madh i shqiptarëve për ndryshim do të sjell rezultat befasues”, deklaroi Gashi.

Ai bëri thirrje që gjithë qytetarët të votojnë VLEN-in, për ta fuqizuar atë në qeverinë e ardhshme në mënyrë që të shtyjë përpara sa më lehtë projektet dhe proceset për shqiptarët.

Baby Boo