Gashi pret që BESA të jetë opsioni i parë i shqiptarëve


“Besa do të jetë opsioni i parë i shqiptarëve, nëse tregojmë rezultate të mira me hyrjen tonë në Qeveri”, shprehet Afrim Gashi, kryetar i Lëvizjes Besa. Në intervistën javore për Radio Evropa e Lirë, ai thotë se ndjehen tej mase të zhgënjyer me ndarjen e Besës, sepse nuk e kanë pritur një “attack të kombinuar” edhe nga brenda edhe nga jashtë, por shprehet se njerëzit më të mirë të këtij subjekti vazhdojnë të mbështesin Besën dhe në këtë mënyrë do të tregojnë rezultate të mira.

Në pyetjen se a do të i bashkëngjiten edhe dy deputetët e tjerë kësaj strukture, apo do të mbesin vetëm ata tre deputet, Gashi u shpreh se ata janë të pajtimit që grupi i tyre parlamentar të rritet, andaj, nëse ata dy deputet mendojnë se kjo strukturë është opsioni më i mirë, dyert janë të hapura.

I pyetur se si do të jetë bashkëpunimi me BDI-në tani në Qeveri, Gashi ka thënë se do të jetë i rëndë dhe se beson se ata do të bëjnë gjithçka që t’i bëjnë opstrukcione BESËS.

“Megjithatë ky është një paragjykim i imi, do të doja të mos jetë e vërtetë, do të doja çdokush ta bëj punën e vet. Dëshirojmë të implementojmë atë që e kemi biseduar, nuk dëshirojmë të përplasemi me asnjë. Qasja jonë ndaj BDI-së dhe LSDM-së është në drejtim se na përfundon mundësia për t’i kritikuar, por e kemi të hapur mundësinë të tregojmë se jemi shumë më të mirë se ata”, ka thënë Gashi.

Baby Boo