Gashi: Prej sonte është e qartë, do jeni me Vuçiqin dhe Ahmetin apo me opozitën e bashkuar shqiptare


Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi ka reaguar ndaj deklaratës së presidentit serb Aleksandar Vuçiq, i cili sonte deklaroi se kryeministri Albin Kurti ka për qëllim ta mundë politikisht BDI-në në zgjedhjet e majit në këtë vend.

“Prej sonte beteja jonë politike është bërë edhe më e qartë. Pyetja e zgjedhjeve të 8 majit do të jetë: “A jeni me Vuçiqin e Serbisë e Ali Ahmetin apo jeni me opozitën e bashkuar shqiptare – Lidhja Europiane për Ndryshim dhe Albin Kurtin?” Më pastër se kaq nuk mund të bëhej. Njësoj edhe më lehtë për të vendosur”, ka shkruar Gashi.

Baby Boo