Gashi për takimin me Zaev: Me urdhër të kujt më ndjekin shërbimet e LSDM-së dhe BDI-së?


Pasi u fotografua me ish liderin e LSDM-së Zoran Zaev ka reaguar Afeim Gashi permes nje postimi ne Facebook:

“Si lider i Alternativës, kam mandat dhe detyrë të takohem me të gjithë aktorët politikë në vend. Kështu kam vepruar gjithnjë dhe kështu do të veproj edhe në të ardhmen.

Rrjedhimisht, nuk ka asgjë të veçantë dhe të mistershme në takimin me ish kryeministrin Zoran Zaev. E kuptoj interesin e mediave për këtë takim, por mendoj se pyetja themelore nuk është se me kë, ku e për çfarë takohem unë, por pse, me çfarë urdhri dhe cila është frika e shërbimeve LSDM-BDI që më ndjekin?”

Baby Boo