Gashi: “Nuk ka nevojë për zgjedhje të parakohshme parlamentare”


Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, në revistën debatore “Click Plus” në TV21 ka theksuar se do të jenë konstruktiv edhe këtë periudhë.

“Ne do të konsultohemi me faktorët politikë shqiptarë në rajon, kemi nevojë për stabilitet. Unë si kryetar i një partie opozitare do të thosha se është mirë të kemi zgjedhje të shpejta, por si politikan i përgjegjshëm mendoj se nuk duhet të ketë zgjedhje. Nuk është e përgjegjshme dhe e ndershme ndaj qytetarëve. Në zgjedhjet e fundit parlamentare qytetarët thanë se cila qeveri duhet ta udhëheqë vendin, në zgjedhjet lokale qytetarët thanë se kush duhet t’i udhëheqë komunat. Prandaj them se duhet të jemi të përgjegjshëm dhe të jemi konstruktiv dhe bashkëpunues që të ketë stabilitet në vend”, tha Gashi.

Baby Boo