Gashi nuk e mohon hyrjen në Qeveri: “Kjo është pyetje e lehtë, po përgjigja është shumë e rëndë”


Kreu i Alternativës, Afrim Gashi, nuk u përgjigj konkretisht as po e as jo, nëse do të bëhet pjesë e Qeverisë, pas tentimit të dështuar për të rrëzuar Qeverinë. Tha se kjo pyetje është e rëndë për tu përgjigjur sepse duhet t’i analizojmë të dy kampet dhe të shohin se ku mund të jemi më të dobishëm për shqiptarët dhe shtetin.

F.A: A jeni gati të jeni pjesë e Qeverisë për të mos e lënë shtetin të shkojë në krizë si parti e përgjegjshme siç po thoni ju?“Kjo është pyetje e lehtë, po përgjigja është shumë e rëndë. As unë nuk mund tua them për momentin. Nuk është e lehtë është e komplikuar, megjithatë do të duhet ta diskutojmë në disa rrafshe, nga disa dimensione dhe ta analizojmë brenda subjektit, të jemi në komunikim edhe më faktorin ndërkombëtarë. Të shohim cilat janë sfidat, a është e vërtetë se rrezikohet data për fillimin e negociatave”, tha Afrim Gashi, kryetar i Alternativës.

Por nëse Alternativa do të jetë në Qeveri, Gashi tha se në atë përbërje nuk duhet të jetë edhe Lëvizja Besa. Gashi tha se Alternativa asnjëherë nuk do të jetë pjesë e një Qeverie e cila nuk e proklamon qartë orientim euroatlantik dhe politikat e fqinjësisë së mirë.
“Alternativa nuk bëhet pjesë e Qeverisë e cila nuk ka garanca për vazhdimin e kursit euroatlantik dhe për politika e fqinjësisë së mirë. Vazhdimisht këto dy komponentë i kemi theksuar duke lënë të kuptohet se nëse ndonjë parti politike është kundër dy orientimeve tona strategjike edhe si shqiptarë edhe si shtet, natyrisht që Alternativa nuk do të bëhej pjesë e asaj Qeverie”, pohoi Afrim Gashi, kryetar i Alternativës.

Për të vazhduar rrugën drejtë BE-së duhet shumicë parlamentare dhe Qeveri stabile, tha Nikolla Dimitrov nga LSDM. Në Click Plus deklaroi se është e rëndësishme që të gjendet shumicë për të marrë vendime të rëndësishme.
“Shumicë duhet të gjendet për këtë agjendë. B.J: Nga do ta gjeni shumicën? Nga deputetet të përbërjes aktuale të cilët pajtohen se duhet të shkojmë drejtë Bashkimit Evropian. Të cilët pajtohen se duhet ta implementojmë Marrëveshjen e Prespës”, tha Nikolla Dimitrov, LSDM.
Gashi tha se ka vërejtje të shumta për qeverisjen e LSDM-së, por theksoi se është e qartë se kjo Qeveri e futi Maqedoninë në NATO dhe ka aspirate shumë të theksuara që të bëhet pjesë e BE-së.

Baby Boo