GASHI: NUK DO TA KEMI LEHTË ME BDI-NË NË QEVERI


“Bashkëqeverisja me BDI-në do të jetë shumë e vështirë, ata do të bëjnë çmos që të na pengojn”, kështu është shprehur Afrim Gashi, kryetar i Lëvizjes Besa.  Në intervistën javore për Radio Evopa e Lirë, ai tha tani e kanë mundësinë që të tregojnë se janë më të mirë se BDI dhe LSDM.

Afrim Gashi, Kryetar i Lëvizjes Besa                                        

“Do të jetë shumë e vështirë. Besoj se ata do të bëjnë çmos që të na pengojnë. Megjithatë, ky është paragjykimi im, por do doja që kjo të mos jetë e vërtetë, do doja që gjithsecili ta bëjë punen e vet. Duam ta implementojmë atë që e kemi thënë, por nuk duam që të përplasemi me askënd. Qasja jonë ndaj BDI-së dhe LSDM-së është në drejtim se na përfundon mundësia për t’i kritikuar, por e kemi të hapur mundësinë të tregojmë se jemi shumë më të mirë se ata”.

Lidhur me mundësinë që Lëvizja Besa të koalicionoj me ndonjë parti tjetër shqiptare, kryetari Gashi e sheh si mundësi të mirë grupimin e partive shqiptare, pasi përçarja mes partive nuk është në interes të politikës shtetërore.

 Afrim Gashi, Kryetar i Lëvizjes Besa

“Mendoj që blloku politik shqiptar është mjaft i përçarë dhe kjo nuk është në interes të politikës së shtetit. Nuk është mirë që tek blloku maqedonas janë  dy 2 parti politike dhe dy lider, derisa tek shqiptarët kemi shumë. Mendoj që duhet të fillojmë të mendojmë për grupime, jemi të hapur për këtë, por më e rëndësishme për ne është kjo të bëhet në baza parimore, të dakordohemi për një sistem të vlerave, në të cilin besojmë dhe kjo të jetë ngjitësi që do të na bashkoj”.

Në pyetjen se a do të i bashkëngjiten edhe dy deputetët e tjerë kësaj strukture, apo do të mbesin vetëm ata tre deputet, Gashi  u shpreh se ata janë të pajtimit që grupi i tyre parlamentar të rritet, andaj, nëse ata dy deputet mendojnë se kjo strukturë  është opsioni më i mirë, dyert janë të hapura. Gashi tha se Besa do të jetë opsioni i parë i shqiptarëve, nëse tregojnë rezultate të mira me hyrjen tyre në Qeveri. Në intervistën javore për Radio Evropa e Lirë, Gashi tha se ndjehen tejmase të zhgënjyer me ndarjen e Besës, sepse nuk e kanë pritur një “attak të kombinuar” edhe nga brenda edhe nga jashtë, por shprehet se njerëzit më të mirë të këtij subjekti vazhdojnë të mbështesin Besën dhe në këtë mënyrë do të tregojnë rezultate të mira.

Baby Boo