Gashi: Ndërroi jetë thesari i dijes dhe frymëzuesi i edukatës


Sonte ka ndërruar jetë Haxhi Mensur Shabani nga Shkupi.
Në këtë kohë të vd*ekjeje të shumta sigurisht që secili e ka vendin e tij, por unë dua ta postoj këtë fotografi me Agën Mensur, sepse ai ka qenë shumë i veçantë.

Ndonëse me shkollim të paktë formal, kjo për shkak të kushteve dhe kohës, ai ka qenë ndër njerëzit më të lexueshëm që i kam takuar. Librat që ai i lexonte ishin faqe me shumë shënime e citate, sepse ai i lexonte ato nga disa herë dhe me shumë nënvizime.

E përveçse ishte një thesar i dijes, ai ishte mësuesi i Kuranit për shumë të rinj e të reja, që sot – falë edukatës së marrë nga Aga Mensur – janë njerëz të pjekur dhe të dobishëm në shoqërinë tonë.
Zoti e pastë shpërblyer Agën Mensur dhe inshaallah na e zëvendëson atë me njerëz të tjerë të mirë.
Qoftë xheneti banesa e tij e fundit! Afrim Gashi

Baby Boo