Gashi: Masat e marra kundër koronavirusit, marketing për Arben Vitinë


Arben Gashi i LDK’së sonte në Debat Plus ka thënë se masat dhe vendimet e Qeverisë janë marketing politik, veçmas për ministrin e Shëndetësisë në detyrë, Arben Vitinë.

Gashi ka theksuar se s’po bëhet ndonjë punë e mirë, veç marketing.

‘’Kurti po fokusohet më shumë në marketing se sa në punë. Marketingu është pak më shumë se sa paraqitje mediale. Konferenca për media, fokusimi i Qeverisë tek ministri, komplet infrastruktura të Qëverisë dhe partnërit të ëkoalicionit tek nj minister. Dhe bartja e kompetencave tëinstitucioneve të tjera tek ky ministër. Më shumë marketing se sa përmbushje e nevojave të doktorëve’’, ka thënë ai.

‘Masat janë marketing për ministrin. Mënyra se si e kanë trajtu dhe se si po sjellen në këtë punë, po bëjnë marketing politik. Edhe me vendime’’

Baby Boo