Gashi: Liburn Aliu përveç pirjes së duhanit, nuk e di çfarë ka mundur të bëjë me Ali Ahmetin


I pari i Alternativës, Afrim Gashi në “Summer Click” tha se nuk e kupton se pse pushtetit i pengoi ardhja e kryeministrit Albin Kurti në Shkup dhe Tetovë. Duke komentuar vizitën e ministrit kosovar të infrastrukturës, Liburn Aliu me kreun e BDI-së Ali Ahmeti, Gashi tha se Aliu është dashur të takohet me homologune e tij.

“Liburn Aliu është keqpërdorur nga Ali Ahmeti, do të kishte qenë e turpshme ta them unë këtë punë. Pse opozita nuk është marrë me ardhjen e ministrit në Selinë e BDI-së. Çfarë kërkon ministri i Transportit, pot ë kishte ardhur ta takojë homologun e tij, e qartë, por ka shkuar në Seli në Reçicë. Por me siguri…, nuk e di përveç duhanit me pi, çfarë kanë mundur të bëjnë aty”, tha Gashi.

Baby Boo