Gashi: Ja kush na akuzoi dhe propagandoi se BESA është e Erdoganit?!


Kryetari i Lëvizjes BESA, Afrim Gashi, sonte është i ftuar në emisionin “Pressing” të tv T7.

Patriotizmi më i madh i Lëvizjes BESA sipas Afrim Gashit është që të rrisin vendet e punës, të rrisin ekonominë e vendit dhe t’i ndalojnë të rinjt mos të dalin jashtë shtetit, e këto do jenë prioritetet e kësaj Lëvizje.

Shumë shqiptarë të Maqedonisë jetojnë jashtë shtetit të Maqedonisë, e disa prej tyre në shtetin turk, andaj ka një ndjeshmëri të familjarëve ndaj farefisit në Turqi, dhe kur BDI na ka sulmuar në këtë pikë më shumë na ka shkaktuar favore se sa dëme, edhe pse këtë gjë me vonesë e kanë kuptuar, ka thënë Gashi.

Tutje Gashi ka thënë se këto analogji me Erdoganin dhe çështje të ngjashme i kanë bërë kundërshtarët në vazhdimësi për të dëmtuar BESËN, por në Maqedoni këto muhabete askush më nuk i merr seriozisht, duke shtuar se imazhi i këtillë i jonë është ndërtuar në Kosovë e Shqipëri nga kundërshtarët, pasi në Maqedoni të gjithë na njohin se kush jemi./tetovasot

Baby Boo