Gashi: Është koha e fundit që të largohet ofendimi fyes për gjuhën shqipe


Kryetari i partisë Alternativa, Afrim Gashi, gjatë shpalosjes së emrit të koalicionit “Lidhja Europiane për Ndryshim”, foli edhe për çështjen e gjuhës shqipe dhe formulimin e saj si 20%. Ai tha se shqiptarët janë një popull krenar i cili kujdeset për identitetin e vet.

“Prandaj është koha e fundit që formulimet fyese kushtetuese për gjuhën shqipe t’i mbeten të kaluarës. Vërtet është e rëndësishme të përmbushet detyrimi për përfshirjen e bullgarëve në kushtetutë, por po aq e rëndësishme është edhe krenaria e shqiptarëve. Shqiptarët meritojnë të hyjnë në procesin e anëtarësimit të plotë të Maqedonisë së Veriut në BE me kokën lart dhe jo duke qenë të poshtëruar e të fyer”, deklaroi kryetari i Alternativës.

Baby Boo