Gashi: Është e qartë se Kurti dëshiron t’ju ndihmojë shqiptarëve ta bëjnë ndryshimin!


Gashi: Është e qartë se Kurti dëshiron t’ju ndihmojë shqiptarëve ta bëjnë ndryshimin!
ina-online
ina-online
13/02/2024
Share

Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, në emisioni “Analiza 24”, ka deklaruar se në takimin në Gostivar me Arben Taravarin dhe krerët tjerë të LEN-it, mes tjerash kanë biseduar edhe për platformat, grupet punuese si dhe zgjedhje.

“Afatet na shkelin dhe duhet të publikohet kandidati dhe ne po i përfundojmë bisedimet. Dëshironim të shohim se si do të vendos Aleanca. Këto ditë të sjellim vendim dhe gjatë javës do të jetë e qartë se do të kemi kandidat për zgjedhjet presidenciale. Vendimi final për bllokun opozitar është se do të kemi kandidat për president dhe këto ditë do të vendosim se kush do të jetë ai. Përkrahja nga Kurti do të jetë nëpërmjet aktivistëve të tij në Maqedoni. Kurti gëzon respekt të madh, ndërsa një prej tyre është Bekim Qoku, i cili është anëtar i Vetëvendosjes. Është e qartë porosia se Kurti dëshiron t’ju ndihmojë shqiptarëve ta bëjnë ndryshimin. Këtë e kërkojnë aktivistët e tij që janë këtu”, tha kryetari Gashi.

Baby Boo