Gashi: As Trampi, as Putini nuk mund të më bëjnë presion për të hyrë në Qeveri


Kryetari i “Alternativës”, Afrim Gashi, ka hedhur poshtë mundësitë që partia të cilën e drejton ai të bëhet pjesë e Qeverisë së Zoran Zaevit.

Gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët, Gashi ka thënë se as Trampi dhe as Putini nuk mund t’i bëjnë presion që të futen në qeverinë aktuale, duke shtuar se “Alternativa” mund të bëhet pjesë e qeverisë vetëm nëse mbahen zgjedhje të reja.

“Morali politik është shumë i rëndësishëm. Mua më kanë votuar edhe simpatizantët e Aleancës por edhe ata të Alternatives. Momentalisht, nuk ka asnjë ofertë prej asnjë partie për të marrë pjesë në qeveri, por edhe po të ketë kjo nuk do të ndodhë. I kam thënë edhe Zaevit në një takim që nëse pak më njeh, nuk duhet ta hap këtë temë”, u shpreh Gashi.

Më tej, ai ka thënë se nuk ka nformata që ndonjë deputet nga koalicioni Aleanca&Alternativa të ketë shprehur deshirë për tu bërë pjesë e qeverisë aktuale.

“Edhe pse ka pasur ofertë më para për një deputet para formimit të qeverisë për t’u bërë pjesë e saj, një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Duhet që të bie qeveria të shkojmë në zgjedhje të reja dhe të bëhemi pjesë e qeverisë. Edhe Trampi, edhe Putini me ardhë nuk munden me më bë presion”, ka thënë Gashi gjatë brifingut të sotëm me gazetarët./Lajm

Baby Boo