Ganiu: Stadiumi i Çairit gati për ndeshje evropiane


Kreu i Çairit Visar Ganiu ka shkruarr: STADIUMIN E ÇAIRIT PO E BËJMË GATI PËR NDESHJET EVROPIANE

“Sot bashkë me drejtorin sportiv të Klubit tonë të zemrës FC Shkupi, Omer Bunjaku inspektuam punimet që po realizohen nga ekipet Komunale të Çairit për rregullimin e shtigjeve përreth Stadiumit të Çairit. Këto punime i filluam menjëherë pas vizitës së delegacionit të UEFA-së dhe kërkesave të përfaqësuesve të saj për plotësimin e kushteve të caktuara për zhvillimin e ndeshjeve evropiane në Stadiumin e Çairit.

Dua të ritheksojë se gjithmonë jemi të gatshëm të ndihmojmë klubin tonë të zemrës FC Shkupi për të vazhduar rrugën e sukseseve edhe më të mëdha në ndeshjet e ardhshme të kampionatit evropian”, citojmë Ganiun.
—————————-

одржување на

Baby Boo