Ganiu mirëpriti në takim drejtoreshën e Galerisë Kombëtare, Dita Starova Qerimi


Kryetari i komunës së Çairit Visar Ganiu, sot ka mirëpritur në takim drejtoreshën e Galerisë Kombëtare të Maqedonisë së Veriut, Dita Starova Qerimi, e cila njëherit është përzgjedhur në mesin e pesë grave të Maqedonisë, të cilat dallohen për ndikimet e tyre në shoqëri dhe promovimin e vlerave evropiane. Ganiu dhe Starova Qerimi kanë konstatuar se të jesh pjesë e nominimeve të tilla është hap i rëndësishëm për promovimin e vet shoqërisë. “Mysafiren e përkujtova se na nevojiten shembuj të arritjeve pozitive, që gjeneratat e reja të jenë edhe më të motivuara për të ecur përpara dhe për të kapur majat e suksesit, e njëkohësisht edhe për të promovuar vlerat evropiane”, është shprehur Ganiu.

Baby Boo