Ganiu: Filluan punimet për rikonstruimin e infrastrukturës nëntokësore në më shumë rrugë të Lagjes Seravë


Bashkë me Zëvendëskryeministrin e Parë dhe Ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënieve Ndërmjet Bashkësive, Artan Grubin, ministrin e Ekonomisë Kreshnik Bekteshin, ministrin e Punëve të Jashtme, Bujar Osmanin, me ministrin e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Naser Nuredinin, deputetë të zonës dhe me qytetarë, sot filluam punimet për riko*nstruimin e infrastrukturës nëntokësore në më shumë rrugë të Lagjes Seravë bën te ditur kryetari i Komunes se Çairit, Visar Ganiu.

Rikonstruimi do të zhvillohet në dy segmente – riko*nstruim të rrjetit ekzistues të ujësjellësit dhe riko*nstruim të ka*nalizimit dhe ujërave të zeza. Mjetet janë siguruar nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut përmes al*okimit të mjeteve të TAV. Ndërsa shuma e siguruar është mbi 1 milionë euro. Me këtë projekt filloi riko*nstruimi i rrjetit ekzistues të ujësjellësit në rrugët: “Prohor Pçinski”, “Stojko Jovanovski”, “Lekë Dugagjini” (“Pere Toshev”), “Maksud Sadik“, “7 Korriku”, në lagjen Seravë, Sauk Çeshma 1 dhe 2; Riko*nstruimi i rrjetit ekzistues të ujësjellësit do të bëhet edhe në rrugët: “Lekë Dugagjini”(“Pere Toshev”) nga ana e rrugës ”Xhon Kenedi” dhe në rrugën “Klinska Lesi” në lagjen Seravë.

Ndërkaq riko*nstruimi i ka*nalizimit ekzistues dhe ujërave fe*kale do të bëhet në rrugët: “Lekë Dugagjini” (“Pere Toshev”), “Klinska Lesi“ dhe në rrugën “Kovaçka” në Lagjen Seravë, sikurse edhe në rrugët “Ahmet Hajdari” (“Stojna Stevkova”), “Rifat Burxheviq” nga ana e rrugës ”Xhon Kenedi” dhe në rrugën “Serava” në Komunën Çairit ka shkruar kryetari i Komunes se Çairit, Visar Ganiu.
Qëllimi i Projektit është përmirësimi i mirëqenies dhe kushteve për jetesë të qytetarëve në Komunën e Çairit. Përkujtojmë se tanimë janë siguruar edhe 40 milionë denarë të tjera për implementimin e projektit të riko*nstruimit të rrjetit të ujësjellësit, kan*alizimit fe*kal dhe atmosferik në rrugët Dizhon 15, 17, 19, 21, 23 dhe 23 A.

Marrëveshjen e kemi nënshkrua me Ministrinë e Financave, ndërsa këto mjete janë nga Projekti për përmirësimin e shërbimeve komunale – MSIP 2. Më 6 shtator bëhet hapja e shpalljes publike për zgjedhjen e operatorit ekonomik për kryerjen e punimeve për këtë projekt. Ndërkohë, një muaj më parë kemi filluar edhe rikonstruimin e plotë të rrjetit të ujësjellësit edhe në katër rrugë të tjera të Lagjes Seravë, që do të kushtojnë mbi 300.000 euro dhe të cilat mjete janë siguruar nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.

Baby Boo