Ganimete Musliu: Prita reagim nga ambasadat e huaja në Kosovë, pasi jemi mësuar të dëgjojmë reagime për çdo gjë


Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka thënë se heshtja për hyrjen xhandarmërisë serbe është e keqe dhe aprovim i së keqes.

Ajo ka theksuar se nga mbrëmë nuk ka reaguar vet, duke pritur një reagim nga ambasadat e huaja që vend që sipas saj shpesh reagojnë për gjëra me peshë më të vogël.

“Sot po reagoj shkurt, në qetësi dhe pa eufori sepse me detyron BETIMI i Deputetit që kam dhënë që katër mandate në Kuvendin e Kosovës. Karaçeva është Kosovë e Kosova është shtet i pavarur Sovran e Demokratik”, është shprehur ajo.

“Provokimet e tilla duan përgjigjeje e përgjigjja jonë duhet të jetë mbrojtja e territoriale e Kosovës me çdo kusht e me çdo çmim”.

Baby Boo