Ganimete Musliu i reagon edhe një herë Kurtit me poezinë e Fishtës “Gjuha shqype”


Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, duket se s’i ka rënë fare pishman për deklaratën që dha dje gjatë seancës për votimin e Qeverisë Kurti.
Përderisa dje tha se Kurti do të jetë kryeministri i parë shqiptar, fëmijët e të cilit nuk i flasin shqip në shtëpi, sot ka publikuar një poezi për gjuhën shqipe, shkruan Express.

Ajo ka ndarë në llogarinë e saj në Facebook, poezinë e Gjergj Fishtës “Gjuha shqype”.

Ndryshe, Musliu dje tha se Kurti do jetë kryeministri i parë shqiptar “fëmijët e të cilit nuk i flasin shqip në shtëpi”.
Musliu këto deklarata i dha në seancën që po mbahej për votimin e Qeverisë. Të njëjtës iu tërhoq vërejtja për gjuhën e përdorur nga Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.

“Kryeministër shqiptar, do të mbeteni në histori si kryeministër i parë shqiptar, të cilit nuk i flasin shqip në Kosovë dhe në shtëpi”, deklaroi ajo, në vazhdën e disa pyetjeve që ia parashtroi.
Tutje, kur iu tërhoq vëmendja nga Konjufca, ajo deklaroi se ishte VV’ja ajo që përcaktoi standardin e përmendjes së fëmijëve të përfaqësuesve politik.

Baby Boo