Ganimete Musliu do t’i nënshtrohet një operacioni në zemër në Gjermani, këngëtarja Leonora Jakupi ka një dedikim për të


Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu gjatë ditës së djeshme ka njoftuar se rreth dy vite më parë është diagnostikuar me një problem në zemër.

Musliu ka bërë të ditur se gjatë kësaj kohe është trajtuar në Kosovë, por me rekomandim të mjekëve do t’i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale jashtë vendit.

Për pasojë, deputetja e PDK-së ka thënë se do të tërhiqet përkohësisht nga puna e saj.

E këngëtarja Leonora Jakupi ka bërë një dedikim emocional për deputeten Musliu.

“Po ta dinë njerëzit se sa të bardhë e ke atë zemër, do të luteshin për ty sot motra ime. Të pres më të fortë në Kosovë”, ka shkruar këngëtarja Jakupi.

Baby Boo