Gani Geci: ”Sonte po ikin nipat e mi për n’Gjermani”


Gani Geci:
Të dashur miq,
Sot me datë 25.09.2021 me
lotë ne sy e me mallë në shpirt po e përcjllë për në gurbetë edhe unë djalin tim Rilind Gecin me profesion Master i Shkencave Teknike-Arkitekturë e bashkë me të edhe nipat e mi dhe nusen e tij.
Djali im, po shkonë nga Kosova pasi këtu nuk pat mundësi ta gjej punen si Arkitekt ndërsa Ministria e Kulturës Zyra për të Huaj në Republikën e Gjermanisë po ia njeh diplomën dhe i kanë ofruar një vend pune në tregun gjerman si arkitekt me kualifikim të lartë.
Ambasada gjermane i ka paisur me BLAUE KARTE dhe në afat shumë të shkurtër edhe me viza pune dhe sot po udhëton për në Gjermani bashkë me të edhe nusa e tij Vjollca dhe dy nipat e mi Neroni dhe Uniku.
Dua të ju tregoj se para 16 vitesh fëmijët e mi ishin në Gjermani por unë i ktheva në Kosovë.
Dy fëmijët e mi më të vegjlit kanë lindur në Gjermani, djali Valoni lindi në vitin 2001 në Heilbronn edhe ai tani studion në fakultetin e Elektroteknikës në Gjermani edhe vajza ime Arblinda në vitin 2003 lindi poashtu në Heilbronn.
Në vitin 2006 unë se bashku me 5 fëmijet e mi u ktheva në Kosovë.
U ktheva se thoja më vete: “A kam luftuar unë për Kosovë a për Gjermani?”
Unë u mundova të punoja pas lufte për zhvillimin ekonomik të vendit tim.
Në vitin 2005 shkova në Vjenë dhe vura kontakt me kompaninë Strabag’ të Austrisë i binda ata që të vijnë dhe te investojnë në Kosovë. Kompania ‘Strabag” investoj 2,5 milion euro në gurëthyesin në Qikatovë, ata investuan edhe afër 1 milion euro për ndërtimin e bazës së asfaltit në kompleksin e këtij gurëthyesi.
Menjëherë Ministria e Infrastrukturës bashkë me gazetat e asaj kohe filluan ta luftojnë egërsisht kompaninë “Strabak”
Gazeta “ Kosova Sot” e afërt me PDK-në dhe gazetat tjera aso kohe shkruanin kundër kompanisë më të madhe për ndërtimin e rrugëve në Evropë’ Strabakut të Austrisë duke e etiketuar si Kompani Ruse, njëri nga vëllezërit e Hashim Thaçit u takuan me udhëheqësit e kompanisë “Strabag’ në Tiranë dhe i gënjyen duke ju premtua rrejshëm se vetëm nëse largoni Gani Gecin nga kompania mund të merrni punë ne Kosovë.
Atëhere kompania Strabak më largoj mua me arsyetimin se familja ime dhe unë po merret me politikë.
Por kompania Strabak nuk mori punë kurrë në Kosovë edhe pse ishte shpeshherë më e lira në tendere, më vonë ata u detyruan ta shesin gurëthyesin dhe bazën e asfaltit dhe këtë gurëthyes e blejten njerëzit e afërt me Hashim Thaçin nga Drenasi.

Përveq ndjekjes politike mua më ndiqnin edhe ekonomikisht.
Por, unë e bëra maksimumin dhe investova për shkollimin e fëmijëve të mi.
I rrita dhe i shkollova të gjithë me master dhe në lëmitë deficite Inxhinier të Arkitekturës dhe Inxhinier të Elektros duke menduar se këta do të vazhdojnë kontributin në vendin e tyre për të cilin luftova dhe sakrifikova edhe jetën gjat luftës dhe pas luftës me banda kriminale të sponzoruara nga politika.

Vajza e kreu fakultetin Ekonomik dhe fakultetin e Gjuhës Angleze me notën mesatare mbi 9.5.
Djali fakultetin e Arkitekturës,
tjetri fakultetin Ekonomik me notë mesatare mbi 9.5. Djali tjetër filloj të studioj Elektron.
Më vonë do ua bëjë publike të gjitha dokumentet dhe vuajtjet kur vajza ime ka aplikuar në konkursin e rregullt për pozitën Asistente e rregullt në grup lëndët ekonomike në Fakultetin Juridik.
Në vitin 2019
Rilindin djalin tim e mori ne punë Pal Lekaj me një kontratë mbi vepër në Ministrinë e Infrastrukturës, por në vitin 2020 e larguan nga puna pas ardhjes në atë ministri tê Arban Abrashit.
Rilindi i ka shkruar dhe ka takuar edhe Lumir Abdixhikun në kohën kur ishte ministër por së fundmi përmes shokëve të tij i shkruan Ministrisë se Gjermanisë për njohje të diplomës dhe Gjermania i përgjigjet pozitivisht, ja njohin diplomën, i ofrojnë punë dhe i japin Blaue Karte për të gjithë Evropën i japin edhe vizat dhe sot ai po ik nga Kosova.
Shtrohet pyetja: Çka po më duhet mua Kosova, kur fëmijët e mi që i rrita e i shkollova me shkollimin më te lartë dhe tash poi ikun nga mungesa e përspektivës në vendin tim për të cilin e desha aq shumë dhe sakrifikova tërë qënien time.

Sot, mua po më ikën 4 meshkuj nga vendi im, për shkak të politikave të poshtra të politikanëve tonë kundër kuadrove deficite me një nepotizëm të paparë fillimisht të Hashim Thaçit, pastaj të Isa Mustafës, pastaj të Avdullah Hotit e tani Albin Kotit e Vjosa Osmanit.
Rinia po e lëshojnë këtë vend o të mjerë.
E unë Gani Geci jav pshurrsha qeverinë e Hashim Thaçit, Isa Mustafës, Avdullah Hotit e edhe këtë qeverinë e Albin Kotit prej sot mu n’ta ju pshurrsha se krejt Qeveri e dajve e tezeve ishit kan .
Sot pe di se as Gjergj Fishta ska pas pik faj.

Baby Boo