Gafurr Adili ka një mesazh për Selën e Gashin


Veprimtari, Gafurr Adili i ka bërë thirrje, liderit të ASH-së, Ziadin Sela dhe atij të Alternativës, Afrim Gashit që të mos nguten me zyrtarizimin e koalicionit pa lëvizjen BESA.
“Zt. Sela dhe Zt. Gashi!
Pse po nguteni (përderisa keni kohë deri në 12 Mars) ta zyrtarizoni koalicionin?!
Pa LB-në, mos e zyrtarizoni!”, është shprehur Adili. Pasi që janë dakorduar për koalicion të përbashkët në zgjedhjet parlamentare, partitë politike AlternAtivA dhe Aleanca për Shqiptarët kanë vendosur që edhe zyrtarisht ta nënshkruajnë marrëveshjen për bashkëpunim ndërpartiak.
Ceremonia e nënshkrimit do të shoqërohet edhe me një konferencë për media, ku fjalë rasti do të kenë dy kryetarët e partive përkatëse, Afrim Gashi dhe Zijadin Sela.
Pas nënshkrimit, dy kryetarët dhe drejtuesit e tjerë të partive do t’i takojnë qytetarët në Çarshinë e SHKUPIT.

Baby Boo