Gabimet në tekstet shkollore, Kovaçevski: “Ministri nuk i shkruan librat”


Kryeministri Dimitar Kovaçevski, sot në lidhje me lëshimet në librat shkollor deklaroi se autorët duhet t’i kushtojnë më shumë vëmendje shkrimit të librave, por gjithashtu kujdes t’i kushtojnë edhe recensionit gjatë prezantimit të librave. I pyetur nëse do të kërkojë përgjegjësi nga ministri i Arsimit dhe Shkencës, Kovaçevski tha se ministri nuk i shkruan librat, por autorët.

“Ministri i Arsimit dhe Shkencës nuk i shkruan librat. Ato i shkruajnë autorët, recension bëjnë recensentët. Prandaj, aty ku janë shfaqur gabime gjatë shkrimit të librave, gjatë rishikimit të tyre, ato do të duhet të kthehen dhe të zëvendësohen me tekste që do të shkruhen në mënyrë shkencore, të rishikohen sipas praktikës shkencore dhe si të tilla të rishpërndahen”, deklaroi kryeministri.

Baby Boo