Gabime të shumta në përdorimin e shqipes në dëftesa


Gjuha shqipe vazhdon të ketë mangësi në përdorimin e saj. Disa dëftesa të nxënësve në grafën e nënshtetësisë e kanë të shkruar “Maqedonas/e” e disa “qytetarë i/e Maqedonisë së Veriut”. Ndërsa, ministri i Arsimit dhe Shkencës Arbër Ademi deklaron se kanë dërguar udhëzime të gjitha shkollave dhe se përdorimi i drejtë i kësaj grafe është “qytetarë/e i Republikës së Maqedonisë së Veriut”. Megjithatë, ai tha se ka hasur edhe shumë gabime të tjera në disa dëftesa të nxënësve. Për mësimdhënësit që i kanë bërë këto lëshime, Ademi i porosit që herëve të tjera të jenë më të kujdesshëm gjatë plotësimit të deftesave.

Arbër Ademi, ministër i Arsimit dhe Shkencës
“Kemi dërguar njoftim, orientim për të gjitha shkollat fillore dhe të mesme se si duhet të plotësohet grafa për shtetin dhe për shtetësinë në gjuhën shqipe. Njoftimi ynë, orientimi ynë drejtuar të gjitha shkollave është se nënshtetësia duhet të plotësohet si në vijim ‘e Maqedonisë, qytetarë i Republikës së Maqedonisë së Veriut’… Kam parë se tash dëftesat e nxënësve janë të qasshme edhe në rrjetet sociale, po publikohen nga prindërit, kam parë edhe gabime të tjera”

Gjatë kohës kur po zhvilloheshin testimet eksterne, në opinion kishte reagime të shumta dhe revoltime të nxënësve dhe prindërve shqiptarë, pasi në lëndën e biologjisë një pyetje në gjuhën shqipe përbënte vetëm një pikë, ndërsa e njëjta pyetje e formuluar në gjuhën maqedonase kishte 4 pikë dhe sipas tyre kjo mund të dëmtonte nxënësit.

Drejtoresha e Qendrës shtetërore për provime Lidija Gjoshevska, u arsyetua se ai ka qenë vetëm gabim teknik dhe se menjëherë është bërë përmirësimi i së njëjtës ndërsa këmbëngul se nuk është dëmtuar suksesi i nxënësve.

LIDIJA GJOSHEVSKA, DREJTORESHË E QENDRËS SHTETËRORE E PROVIMIT
“ËSHTË BËRË GABIM TEKNIK, UNË NË TË NJEJTËN KOHË KAM DËRGUAR SHKRESË DERI TEK TË GJITHË MEDIAT DHE NË UEB FAQE, PRA KAM THËNË SE AJO NUK DO TË MERRET PARASYSH, ËSHTË BËRË MENJËHERË AI PËRMIRËSIM TEKNIK. U BËRA THIRRJE TË GJITHË ATYRE PËRKTHYESVE TË LËNDËS SË BIOLOGJISË QË TË KENË KUJDES, QË TË JENË TË ZGJUAR QË TË MOS DËMTOHEN FËMIJËT. MUND QË ÇDO NXËNËS LIRISHT QË KUR RISHIKOHEN TESTET QË TË VIJË TË SHOH TESTIN, SE SI ËSHTË PUNA”.

Ministri Ademi bëri prezantimin e rezultateve nga provimi ektern i Maturës shtetërore dhe të njejtat prej sot do të jenë të disponueshme në tabelat e shpalljes nëpër shkolla, si dhe në faqen e internetit matura.gov.mk.

Nota mesatare e arritjeve të maturantëve për këtë vit është 3,47 për dallim nga viti i kaluar kur nota mesatare ishte 3,42. Nota mesatare sipas rezultateve për lëndën gjuhë maqedonase dhe letërsi sivjet është 3.69, për dallim nga viti i kaluar kur ishte 3,66. Për gjuhë shqipe vlerësimi mesatar është 3,85 në krahasim me vitin e kaluar kur ishte 3,81. Kurse rezultate me ulje të lehtë të mesatares kanë treguar nxënësit të cilët janë testuar për gjuhë turke dhe letërsi, gjegjësisht nota mesatare sivjet është 3,72, ndërsa ai i vitit të kaluar 4,18.

Më tej Ademi tha se për matematikë janë shënuar arritjet më të mira në tre vitet e fundit. Sivjet vlerësimi mesatar është 3,65 në krahasim me vitin e kaluar kur ishte 3,37.

Sivjet në Maturën shtetëror kanë marrë pjesë 15.553 nxënës nga të cilët 7.962 nga gjimnazi dhe 7.604 nga arsimi profesional, si dhe 257 nxënës nga arsimi i mesëm artistik.

Baby Boo