“G-Classi kinez” që kushton veç 6 mijë euro


A ju pëlqen Mercedes G-Class, por nuk keni 166 mijë euro për të përmbushur ëndrrën tuaj? Tani nuk duhet shqetësuar, pasi 6 mijë euro “mjaftojnë” për G-Classin e ri.

Por duhet bërë një kompromis. Ky Mercedes, megjithëse duket si një Mercedes, nuk është vërtet një Mercedes.

Siç shkruan Autoblog, bëhet fjalë për një kopje kineze nga kompania Shanxi Huayu Technology që ka “përdhosur” G-Classin dhe e ka ofruar në një reklamë në faqen e Alibaba.

Përveçse është dukshëm më i vogël se origjinali (vetëm 3.5 metra i gjatë), “Mercedesi kinez” ka një motor të vogël elektrik që ka një distancë modeste prej 110 kilometrash. Karikimi i baterisë zgjat tetë orë.

Shpejtësia maksimale është 45 km/h.

Në mungesën e informacionit specifik nga reklama, shihen dy ekrane të mëdha multimediale brenda veturës.

Nuk ka informacione as për sasinë e shitjeve të këtij modeli kinez. Sipas analistëve, ai është ndërtuar për tregun e brendshëm.

Baby Boo