Fyen Erdoganin në mediat sociale, 6 arrestime në ditën e zgjedhjeve


Në ditën e zgjedhjeve, të paktën gjashtë persona u arrestuan nga policia në Turqi pasi akuzohen për fyerjen e kreut të shtetit, Rexhep Taip Erdogan, në disa video të postuara në rrjetet sociale.

Lajmin e arrestimeve e raporton agjencia shtetërore e lajmeve Anadolu, duke shtuar se forcat e sigurisë janë duke u përpjekur për të identifikuar përdorues të tjerë të dyshuar për “vepra penale të shtetit”.

Që nga zgjedhja e tij si president në gusht 2014, qindra njerëz janë ndjekur penalisht për ofendime ndaj Erdoganit, duke përfshirë gazetarë, personalitete nga bota sportive dhe argëtuese dhe shumë studentë.

Ndërkohë në Turqi qendrat e votimit janë hapur që prej mëngjesit për zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale, që konsiderohen si prova më e rëndësishme për presidentin Rexhep Taip Erdogan dhe 15 vitet e tij në pushtet.

Vendvotimet do të mbyllen në orën 17:00 dhe rezultatet e para priten të dalin në mbrëmje vonë.

Gjashtë politikanë konkurrojnë për zyrën e presidencës.

Njëri prej tyre do të duhet të marrë 50% +1 të votave në raundin e parë. Përndryshe do të ketë një raund të dytë dhe aty fiton kandidati që ka përqindjen më të lartë

Baby Boo