Futbollisti shqiptar mund të bashkohet me Ronaldon te Juventusi


Mbrojtësi shqiptar i Gjermanisë dhe Arsenalit, Shkodran Mustafi, mund të transferohet te Juventusi.

Qendërmbrojtësi i Kombëtares së Gjermanisë është duke u vlerësuar nga Juventusi si alternativë nëse dështon transferimi i Diego Godinit.

“Corriere dello Sport” pohon se Juventusi është duke bërë një plan të rastësishëm për të sjellë një qendërmbrojtës të ri në skuadër gjatë kësaj vere.

Mustafi pati një sezon dëshpërues tek Arsenali dhe si pasojë nuk u ftua nga Gjermania në Kupën e Botës në Rusi.

Image

Baby Boo