Futbollisti ganez shpëtoi mrekullisht edhe pse ndodhej në katin e nëntë të pallatit që u rrëzua nga goditja e parë


Pallati i tij u shëmb plotësisht dhe ai ndodhej në katin e nëntë gjatë tërmetit të frikshëm 7.8 ballë të shkallës Rihter por për çudi të të gjithëve, u nxorr i gjallë nga rrënojat në banesën e tij në qytetin e Hatyas ku u transferua për të luajtur me Hatyaspor gjatë kësaj vere dhe vetëm dje në mbrëmje shënoi një gol vendimtar në minutën e 97 kundër Kasimpasa.

Sulmuesi ganez me mbi 60 ndeshje me kombëtaren, Christian Atsu, u gjet poshtë rrënojave në gjendje jo të mirë shëndetësore por ende në jetë. Pallati i futbollistit u dëmtua që në goditjen e parë.

Baby Boo