Fustani transparent “tradhton” serish Xhesika Polon, bëhet virale në rrjet (FOTO LAJM)


Përveç këngës dhe performancës LIVE të këngëtarëve në Festivalin e Këngës, publiku është shumë i vëmendshëm për të vlerësuar veshjet e artistëve që ngjiten në skenë.

Mbrëmjen e djeshme u mbajt nata e tretë e Festivalit të 59 të Këngës ku fituese u shpall Anxhela Peristeri me këngën “Karma”.

Por ajo që nuk i shpëtoi publikut ishte veshja pikante e Xhesika Polos natën e dytë. Këngëtarja mbante veshur një palë kombinoshe ngjyrë mishi të cilave u kishte hedhur përsipër një tyl dhe dukeshin mjaft bukur, derisa detaji “shokues” vihet re.

Pjesa intime e Xhesikës theksohet mjaftueshëm nga pantallonat në ngjyrën e trupit, sa të lënë të kuptosh sikur nuk mban veshur gjë.

Por për fatin e keq të këngëtares, kjo i ka ndodhur edhe në edicionin e 55 të të njëjtit Festival ku u detyrua të kërkonte falje për fustanin transparent që i zbulonte lehtësisht gjokin.

Baby Boo