Fushata “Seen” shpalos ngacmimet ndaj vajzave


Rita Behadini, aktiviste në “Mollëkuqja”, ka folur në Program 200 në lidhje me fushatën “Seen”.Ajo ka treguar në detaje se si ka filluar krejt kjo fushatë derisa ka treguar se kanë intervistuar 280 vajza nga Gostivari dhe Tetova, për të parë nëse ngacmimet në rrjete sociale ekzistojnë.

Behadini, ka theksuar se nga ky hulumtim ka dalë që 65,8% e vajzave ku është kryer hulumtimi pranojnë mesazhe të tilla që përmbajnë ngacmime, gjuhë të urrejtjes, ofendime të ndryshme dhe kërcënime.

“Bëhet fjalë për një fushatë që ka filluar në muajin gusht me një hulumtim. Kemi intervistuar 280 vajza nga Gostivari dhe Tetova për të parë nëse ngacmimet në rrjete sociale ekzistojnë, apo jo, ku janë më tepër prezente, në çfarë forme janë prezente derisa nga hulumtimi ynë ka dalë që 65,8 për qind e vajzave, pranojnë mesazhe të tilla që përmbajnë ngacmime, gjuhë të urrejtjes, ofendime të ndryshme dhe kërcënime. Ajo që bie në sy është që këto mesazhe injorohen dhe nuk raportohen, pra zgjedhin ta raporojnë në rrethin e ngushtë, por kjo nuk e zgjidhë problemin, pasi që, nuk e raportojnë në institucionet kompetente. Ne me këtë deshëm të ngrisim vetëdojnë, pasi që, një mesazh i tillë nuk duhet normalizuar dhe nuk është normale. Kjo ishte arsyeja që e kemi titulluar “Seen”, ngase vajzat i shohin dhe nuk u kthejnë përgjigje”, tregoi ndër të tjera Behadini.

Baby Boo