Fushata me tone etnike


Partitë politike rikthejnë retorikën etnike edhe në këtë fushatë parazgjedhore. Subjektet e bllokut politik maqedonas kërkojnë vota për të mos u kushtëzuar, ndërsa partitë shqiptare kërkojnë vota për mos t’u rrezikuar interesat shqiptare.

VMRO-DPMNE-ja kërkon 61 deputet, numër i cili sipas tyre më 12 prill do të jetë i padiskutueshëm. Partia e Hristijan Mickoskit, shumicën e ulëseve në Kuvend e kërkon për ta kthyer emrin kushtetues dhe ndaluar shitjen e interesave kombëtare. Kjo retorikë e Mickosit ngjason me atë të paraardhësit të tij, Nikolla Gruevski i cili kërkonte shumicën e deputetëve në 2016 me qëllim parandalimin e dygjuhësisë, kantonizimit, federalizimit dhe shitjen e identitetit.

Retorikë të njëjtë përdor edhe LSDM-ja. Zoran Zaev në ditën kur zyrtarizoi koalicionin me Lëvizjen Besa paralajmëroi se pas 12 prillit, LSDM-ja e cila bashkë me partnerët e koalicionit do të ketë 61 deputet, nuk do të pranojë kushtëzime nga partitë që duan t’i bashkohen shumicës. Së fundi, Zaev deklaroi se në njësinë e gjashtë zgjedhore ku kryesisht garojnë liderët shqiptarë, LSDM-ja pretendon të radhitet e para.

Baby Boo