Fushata do të financohet nga konvertimi dhe kursime të mjeteve buxhetore


Qeveria në seancën e ardhshme do të sjellë plan-program konkret për zhvillimin e gjithë fushatës për referendumin, përfshirë edhe për mjetet që shpenzohen për atë qëllim, deklaroi sot zëdhënësi i Qeverisë, Muhamed Hoxha.

Qeveria gjatë gjithë fushatës do të jetë transparente, theksoi Hoxha, duke shtuar se Qeveria i ka angazhuar të gjitha ministritë dhe organet tjera të administratës shtetërore, në afat prej tre ditëve deri te Ministria e Financave të parashtrojnë informacion për mjetet që i kanë në dispozicion, e të cilat do të mund të konvertohen për fushatën për referendum.

Zëdhënësi qeveritar tha se gjatë përgatitjeve të plan-programit për fushatën e referendumit, do të shkohet sipas Ligjit për referendum.

Hoxha theksoi se fushata do të jetë informative, ndërsa qëllimi është që qytetarëve t’u sqarohen përfitimet nga marrëveshja me Greqinë.

“Me fushatën do t’i informojmë qytetarët se referendum i suksesshëm do të thotë hapje e rrugës së vendit për anëtarësim në NATO dhe në Bashkimin Evropian, do të prezantohet marrëveshja për emrin me Grrqinë dhe për përfitimet nga ajo. Çdo ministri dhe institucionet me buxhetet e tyre do të duhet të tregojnë sa para mund të ridedikohen për fushatën për referendum. Kjo do të jetë nga kursime të caktuara nga reprezentacionet apo paragrafe tjera. Konsiderojmë se referendumi është shumë i rëndësishëm për vendin dhe të gjitha mjetet, që do të shfrytëzohen për zbatim të fushatës do të publikohen”, tha Hoxha.

Lidhur me fushatën e deritanishme në faqen e Fejsbukut të kryeministrit Zoran Zaev për referendumin, Hoxha tha se bëhet fjalë për mjete të shpenzuara deri në njëqind euro për reklamim publik në faqen e Fejsbukut.

Qeveria në seancën e djeshme mori vendim që të zbatojë fushatë në interes publik për referendumin e 30 shtatorit për pyetjen “A jeni për anëtarësim në NATO dhe BE me pranimin e marrëveshjes mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë”.

Baby Boo