Furgoni me pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në greminë, 4 të vd*ekur, një i bllokuar brenda mjetit


Një ak*sident i rëndë është shënuar këtë të enjte, ndërsa një automjet me tre persona ka dalë nga rruga në Gjirokastër.
Sipas informacioneve të siguruara mësohet se një furgon taksi që udhëtonte nga Saranda drejt Gjirokastrës ka dalë nga rruga në qafën e Muzinës dhe ka përfunduar në humnerë.

Si pasojë e këtij ak*sidenti të rëndë, katër persona kanë humbur jetën ndërsa një tjetër është në gjendje të rëndë.
Disa persona janë transportuar për në spitalin e Gjirokastrës, ndërsa në vendngjarje po punohet për të nxjerrë edhe një person që është i bllokuar në automjet.
Dyshohet se mjeti ka humbur kontrollin si pasojë e lagështirës në rrugë dhe shiut të rr*ëmbyeshëm që ra për disa minuta me radhë.

Baby Boo