Fuqia e një shteti: ShBA-ja ngre aktak*uzë ndaj prokurores së Kinës


Departamenti i Drejtësisë i Shteteve të Bashkuara të enjten ak*uzoi një prokurore të punësuar nga qeveria kineze për udhëtim në ShBA për të drejtuar një fushatë fri*kësimi me qëllim për t’i bindur banorët kinezë që të kthehen në atdhe për t’u përballur me ak*uza.

Tu Lan, 50 vjeçe, e cila ka shërbyer si prokurore në Prokurorinë Popullore të Hanyangut, është e pandehura e fundit në hetimet që kanë çuar në aku*za kundër nëntë personave të ak*uzuar për pjesëmarrje në një operacion të fshehtë për të kryer vëzhgime, frikësime dhe për t’i detyruar kinezët që jetojnë në Shtetet e Bashkuara për t’u kthyer në Kinë përmes një plani të riatdhesimit, të njohur si “Operacioni Gjahu i Dhelprës”.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës, Zhao Lijian, tha të premten se Shtetet e Bashkuara po i përgojojnë përpjekjet e vendit të tij për t’i ndjekur penalisht të dyshuarit për kr*ime që ndodhen jashtë shtetit

Tu Lan dhe një i pandehur tjetër, Zhai Yongqiang, janë të fundit që ak*uzohen në një aktak*uzë që po trajtohet në Nju Jork. Lan gjithashtu ak*uzohet për dhënien e urdhrit ndaj një bashkëpunuesi për të shkatërruar dëshmi dhe për t’i penguar he*timet.
Në aktak*uzë thuhet se Tu Lan kishte udhëtuar nga Kina në New Jersey për të ofruar ndihmë që të mbikëqyrej operacioni, ku ajo më vonë u takua me bashkëpunëtorë të tjerë dhe i udhëzoi ata për të kryer spiunim në një rast.

Baby Boo