Fuqia e dashurisë së nënës: Djali zgjohet nga koma pas 12 vitesh, e ushqeu nëna 75 vjeçare për më shumë se një dekadë |FOTO


Një burrë është zgjuar nga koma 12 vite pas një aksidenti që pati në lindje të Kinës. Gjëja e parë që ai pa kur lotët i rridhnin, ishte fytyra e nënës së tij 75 vjeçare e cila qëndroi pranë tij për më shumë se një dekadë.

Nëna e dashur, Wei Mingying, kishte shpenzuar gjithë kursimet e jetës për shpenzimet mjekësore të djalit të saj, dhe madje kishte marrë edhe borgj prej 13.000 £.

Ka pasur raste, edhe kur ajo nuk ka ngrënë një muaj të tërë nga vafëria.

Djali i saj, Wang Shubao, pësoi aksident në vitin 2006 dhe ishte vetëm 36 vjeç. Babai i Wang kishte vdekur kur ishte i ri, duke e lënë nënën e tij si kujdestarin e tij të vetëm.

Wei fillonte ditën në orën 5 të mëngjesit. Lante fytyrën e djalit të saj, e ushqente, kujdesej për nevojat e tij të tualetit, i masazhonte fytyrën dhe kurrë nuk u ankua.

Nëna nga lodhja humbi 20 kg, dhe tani peshon vetëm 30 kg.

Mrekullia ndodhi muajin e fundit kur ajo pa atë duke buzëqeshur një ditë, dhe ishte shenja që ai u zgjua nga koma.

‘Unë besoj se ai do të shërohet plotësisht dhe kurrë nuk do të heqë dorë’, tha ajo

‘Shpresoj se ai do më thërrasë nënë përsëri një ditë’, shtoi ajo../Gazetametro.net

Baby Boo