Funksionarët e BDI-së sot takohen me qytetarët e Çairit


Më 01.09.2018, sot në hapësirat e Komunës së Çairit, nga ora 13:00 deri në ora 18:00 do të organizohet ditë e hapur për banorët e Komunës së Çairit, gjatë së cilës qytetarët do të kenë mundësi të realizojnë takim me ministrat, zëvendës ministrat, sekretarët shtetëror dhe deputetët e zonës nga rradhët e BDI-së për t’i shprehur vërejtjet, kërkesat, idetë, sugjerimet për një qeverisje sa më të afërt dhe në shërbim të qytetarëve, informojnë nga BDI.

Karavani i bashkëbisedimit me qytetarët “Zëri yt” fillon nga Komuna e Çairit.

Të pranishëm do të jenë:

Bujar Osmani – zv.Kryeministër
Sadulla Duraku – Ministër i Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor
Kreshnik Bekteshi – Ministër i Ekonomisë
Arbër Ademi – Ministër i Arsimit dhe Shkencës
Shyrete Elezi- zv. Ministre e Finansave
Agim Nuhiu – zv. Ministër i Punëve të Brendëshme
Asim Musa – zv. Ministër i Shëndetësisë
Bekim Maksuti – zv. Ministër i Mbrojtjes
Nefrus Çeliku – Sekretar Shtetëror në Ministrinë e Bujqësisë
Jahi Jahiu – Sekretar Shtetëror në Ministrinë e Administratës Publike
dhe Deputetët e zonës:
Ejup Alimi – Koordinator i grupit parlamentar
Artan Grubi – deputet.

Baby Boo