Fundi i coronavirusit, eksperti kinez zbulon datën se kur pritet të mbarojë ky virus


Fundi i coronavirusit aktualisht duket si një perspektivë e largët për pjesën më të madhe të planetit, pasi bota po merret me një pandemi të lulëzuar.

Ekspertët vlerësojnë se COVID-19 mund të qarkullojë për muajt e ardhshëm.

Rastet e coronavirusit kanë bllokuar miliona banorë nëpër Evropë tani, me gati 22,000 infeksione totale vetëm në Itali, që kur COVID-19 u shfaq në fillim të këtij viti në Evropë, transmeton Telegrafi.

Virusi pritet të shkaktojë një seri sfidash si për ata që vuajnë nga sëmundja, ashtu edhe për ata që nuk vuajnë për muajt e ardhshëm, shkruan experss.co.uk.

Një epidemiolog kryesor kinez tha se COVID-19 mund të vazhdojë të qarkullojë për muajt e ardhshëm.

Duke folur në një konferencë shtypi nga qyteti i Guangzhou, Kinë muajin e kaluar, Zhong Nanshan, ish-presidenti i Shoqatës Mjekësore Kineze që zbuloi shpërthimin e SARS në vitin 2003, tha se virusi mund të qarkullonte deri në verën e këtij viti.

Baby Boo