Fuksionari i lartë i BDI-së vendos se kush bëhet prokuror: “Lejla Kadriun do ta emërojmë “shefe” të prokurorisë në Shkup dhe s’ka kush e ndal”


Një zyrtar i lartë i Qeverisë së Maqedonisë në kushte anonimiteti ka deklaruar se funksionari i lartë i kryesisë së ngushtë të BDI-së në një takim intern në qeveri ka theksuar:

“Lejla Kadriu është kandidatja jonë e besueshme me të cilën do të krym shumë punë për partinë. Ani si e largoi Prokuroria speciale, ajo është e jona, nga Tetova dhe duhet të bëjm “shefe” të prokurorisë së lartë në Shkup dhe s’ka kush e ndal”, mësohet të ketë thënë zyrtari i BDI-së gjatë një takimi ku është biseduar se cili kandidat do të emërohet në konkursin e fundit të Prokurorisë së Lartë në Shkup.

Ndërkoh, për konkursin e fundit të Prokurorisë së Lartë në Shkup, interes të madh ka edhe Ambasada e Shteteve te Bashkuara të Amerikes në Shkup dhe zyra e BE-së në Shkup të cilët sipas raportit të Pribes, kanë prioritet që të depolitizojnë gjykatat dhe prokuroritë e vendit. Megjithatë për këtë skandal, pritet reagim i fuqishëm nga ambasadorët e huaj.

Nga ana tjetër, Lejla Kadriu ishte prokurorja e cila ishte e DËBUAR nga ekipi i prokurores speciale, Katica Janeva, e cila e njëjta prokurore deklaroi se ishte e dëbuar, e detyruar që t’i dorzojë lëndet e dhëna për punë, çelësat e zyrës dhe të largohet nga objekti që ka shfrytëzuar kjo prokurori speciale, deklaratë e dhënë me 27 janar 2016- para gazetares të televizionit KANAL 5, në hapësirën e Këshillit të prokurorëve. Për momentin, Lejla Kadriu për momentin ushtron detyrën e prokurores në prokurorinë themelore të Tetovës.

Ndryshe me 4 qershor, Këshilli i Prokurorëve Publike  nuk ka zgjedhur kryetarët e Prokurorive në Maqedoni. Seanca u shty për të mërkurën e ardhshme, ndërsa 17 pozita mbeten bosh. Disa prej tyre janë në Prokurorinë e Lartë Publike, si dhe pozita drejtuese në Prokurorinë e Shkupit dhe Prokurorinë për Krimin e Organizuar dhe Korrupsion. Këshilli kërkoi informata shtesë për kandidatët e paraqitur.

Seanca u shty sepse anëtarët e këshillit, duke pasur parasysh numrin e kandidatëve të paraqitur për procedurën e zgjedhjes së prokurorëve publikë dhe duke pasur parasysh kontrollet e nevojshme, duhet të merren edhe disa të dhëna shtesë që janë relevante për marrjen e një vendimi për zgjedhjen e prokurorëve – tha Kole Shteriev, Kryetar i Këshillit të Prokurorëve Publik./AmericaRadio

Baby Boo