Ftesa për NATO tani, anëtarësimi në pranverë?!


Në pranverën e ardhshme, Maqedonia mund të behët anëtarja e 30-të e NATO-s. Megjithatë, sipas ekspertëve kjo varet nga referendumi. Ish diplomati, Nano Ruzhin vlerëson se pas marrjes së ftesës në korrik, Maqedonisë i nevojitet të paktën një vit për t’u bërë anëtare e Aleancës veri-atlantike.

“Ftesa e 11 dhe 12 korrikut do të thotë periudhë negociuse 9 ose 11 mujore, varësisht ratifikimit të ftesës që do ta bëjnë vendet anëtare të Aleancës. Kështu që në pranverën e ardhshme pres që Maqedonia të jetë vendi i 30 anëtarë i NATO-së, gjithmonë duke pasur parasysh kushtin e referendumit të suksesshëm”, tha në telefon Nano Ruzhin, ish diplomat.

Në rast dështimi të referendumit, që do të nënkuptonte edhe dështimin e anëtarësimit të vendit në NATO, Ruzhin thotë se atëherë shteti do të gjendet para një krize ekonomike dhe të sigurisë, e që sipas tij do të kishte ndikim edhe në rajon.

“Derisa Maqedonia nuk ia del me sukses në referendum, atëherë do të hapen shumë çështje domethënëse strategjike për rajonin dhe të ardhmen e Maqedonisë e cila të mos harrojmë se është multi-etnike dhe në të njëjtën kohë është e pa zhvilluar dhe i duhet ndihmë ekonomike, financiare, të sigurisë etj. Do të krijohet një krizë e re dhe destabilizim i ri. Për këtë gjë mendoj që të gjithë ata, përveç nacionalistëve që nuk shohin më larg se 2 centimetra nga vetja e tyre, mund ta vendosin në pikëpyetje të ardhmen e Maqedonisë”, theksoi Nano Ruzhin.

Ish Ambasadori në NATO Ruzhin, vlerëson se në këtë periudhë opozita duhet të luajë rol konstruktiv dhe të merr përgjegjësi. Më 11 dhe 12 korrik, në samitin e NATO-s në Bruksel, Maqedonia pritet të merr ftesën për anëtarësim. Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Stolltenberg kujtoi se pa referendum dhe zbatimin e marrëveshjes për emrin, vendi nuk do të mund të bëhet anëtare e 30-të e NATO-s.

Baby Boo