Fshiji pluhnat veç nëse është patjetër!


Fshiji pluhnat, n’qoftë patjetër,
po a s’kish qenë ma mirë
me e bë nji pikturë, a me e shkrujt nji letër,
me e mbjellë nji farë, a nji tortë me e gatu
për dallimin mes dëshirës e nevojës me meditu?

Fshiji pluhnat, n’qoftë patjetër, po nuk ka shumë kohë
t’presin lumenj me notu, male me i ngjitë,
t’pret muzikë me e dëgju, libra t’presin me i lexu
miq me u shoqëru, jeta t’pret me e jetu.

Fshiji pluhnat n’qoftë patjetër, po bota t’pret jasht
dielli n’sytë e tu,
era n’flokët e tua;
nji fjollë bore, nji shi
kjo ditë ma kurrë s’ka me u kthy.

Fshiji plunhat n’qoftë patjetër, po mos harro
pleqëria ka me ardh edhe nuk është hiç e këndëshme.
E atëherë kur t’shkosh, (e me shku e ke patjetër)
Ti vet ke me u bë pluhur.

Autore: Rose Milligan
Përkthimi dhe përshtatja: supergrate

Baby Boo