“FSHESA”, RADHA PËR ZV.MINISTRAT DHE DREJTORËT, BDI KËRKON ELEMIN OSE MEPSON, LSDM NUK I JEP?


Nesër pritet që Kuvendi të votojë ministrat e rinj.

Në ndërkohë kanë nisur debatet se kush nga 20 drejtorët e paralajmëruar do të preken nga ‘fshesa’.

Televizioni 21 nga burime qeveritare mëson se ndër drejtorët që do të largohen është Vullnet Ademi, i Agjencisë për Investime të Huaja. Përflitet se është njeri i afërt me Hazbi Likën, tashmë i shkarkuar nga posti i zëvendëskryeministrit. Njëjtë si në stilin e Likës, edhe Vullnet Ademi ka kohë që injoron mbledhjet e qeverisë, rrëfen burimi i TV21.

Kandidatë të mundshëm për drejtorë të rinj të Agjenicsë për Investime të Huaja, përfliten dy ish-ministra, Driton Kuçi dhe Arlind Zeqiri, si dhe Burim Latifi.

Drejtor tjetër që pritet të lëvizë është Bardhyl Nasufi i Byrosë për Furnizime Publike, i emëruar në mars të vitit 2018.

Edhe Hulusi Beqiri, drejtori i Drejtorisë për Rezerva të obligueshme të Naftës është emër që mund të shkarkohet nga kolltuku i drejtorit.

“Fshesa” e eshallonit të dytë pritet të kapë edhe drejtorin e Inspektoratit Shtetëror për transport, Rufat Huseini si dhe Shkodrane Dardhishtën, drejtoreshë për shërbime të përbashkëta në Qendrën Klinike Universitare.

Edhe Drejtori i Postës së Maqedonisë Ejup Rrustemi mund të lëvizë nga posti i tij. Madje përflitet se Postat, të cilat tashmë vite me radhë i menaxhojnë kuadro të BDI-së, po i kërkon LSDM-ja dhe atë për dy arsye, rezultatet e dobëta në punë por poashtu edhe për shkak të procesit të liberalizimit.

Në kët rast ekziston edhe ideja e shkëmbimit të institucineve. Bashkimi Demokratik për Integrim insiston që në këmbim të Postave të Maqedonisë të marrë njërën nga kompanitë e energjisë elektrike, ELEM ose MEPSO, por LSDM-ja e Zaevit nuk i lëshon këto dy institucione, sqarojnë burime qeveriatre të TV21.

Debati për ndryshimin e zëvendëssministave dhe drejtorëve pritet të intensifikohet pas të mërkurës, kur në Kuvend do të votohen ministrat e rinj të kabinetit qevritar.

Baby Boo