as zgjedhjeve presidenciale, kryeministri Zoran Zaev pati paralajmëruar ndryshime të kuadrit në gjithë nivelet e pushtetit, njofton Portalb.mk.
Pas ndryshimeve në eshalonin e parë, që i përfshin ministritë, kryeministri Zaev sot paralajmëroi se deri më 9 korrik do të vazhdon me ndryshimin e kuadrit në drejtoritë që udhëhiqen nga pushteti qendror.
“Të martën, më 9 korrik mund të sillen vendime për disa drejtori. Numrat sillen nga 20 deri 25 drejtori, por duhet t’i shohim edhe njëherë të gjitha çështjet , të gjitha argumentet, sepse vendimet duhet të jenë ligjore. Kështu që bëhet fjalë për 20 deri më 25 drejtori nga niveli qendror që do të kenë ndryshime”, deklaroi kryeministri Zoran Zaev.