Fshatrat e Tetovës, me ujë të ndotur për pije


Uji për pije në zonat rurale të Tetovës nuk është i pastër dhe i njëjtë rekomandohet të mos përdoret për shkak të prezencës së baktereve. Nga Instituti i Shëndetit Publik thonë se ndotja e ujit vjen si pasojë e mos dezinfektimit dhe mos mirëmbajtjes së sistemit.

Nga 83 shembuj të marrë diku 65 për qind të shembujve janë jo të pastra, pra ujë jo i pijshëm nëpër fshatra. Përsëris pra në vendbanimet rurale. Kjo ka të bëj me mos dezinfektimit e rregullt të ujit si dhe mos mirëmbajtjes adekuate të sistemeve të ujit të pijshëm – tha Ratko Davidovski, Instituti i Shëndetit Publik.

Problemi më i theksuar me ujin për pije është në fshatrat Përshefc, Sllatinë dhe Nerasht të Komunës së Tearcës si dhe fshatrat e Bogovinës dhe Bërvenicës. Banorët të cilët tash një kohë ujin për pije e sigurojnë vetëm nëpër shitore kërkojnë intervenimin e autoriteteve për pastrimin e ujit për pije.

Banorët me ujin e pijes më tepër furnizohen përmes blerjes, sepse edhe në këtë moment janë të informuar se uji nuk është për pije sidomos tani shkaku i reshjeve dhe është i ndotur edhe burimi”.

Furnizohemi nga çezma e ormanit poshtë, ka problem uji për pije, ka probleme”.

Mungesa e ujit në këtë rajon është paradoks. Jetojmë në Sharr e ujë nuk kemi dhe kjo problematikë nuk është e sodit është e kahershme, por ku është problemi nuk e di”.

Menaxhimi i sistemeve të ujit nga vet banorët, dhe mungesa e aparaturave të nevojshme, shpesh sjell deri tek ndotja e ujit. Bakteret më shpesh prezentë në ujin e ndotur, janë Eserihija koli dhe bakteret klimoforike, që vijnë si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut që ndot burimet e ujit.

https://youtu.be/hNKgLcZJ2Rs

Baby Boo