Fshati që ka më shumë të infektuar dhe të vdekur në Maqedoni


shati Llabunishtë i Strugës i prinë listës së vendbanimeve me numrin më të madh të të vdekurve dhe të infektuarëve nga koronavirusi.

Sipas të dhënave statistikore zyrtare, në këtë fshat janë regjistruar 40 të infektuar dhe 14 persona që kanë ndërruar jetë.
Banorët theksojnë se në maksimum tani po i respektojnë masat, ndërsa autoritetet kanë theksuar për rezistencë për bashkëpunim dhe fshehje të të dhënave dhe personave të infektuar.

Më tej theksohet se banorët kanë refuzuar që të testohen dhe kanë fshehur simptomet. E kjo ka bërë që të rritet numri i personave të prekur duke e shndërruar këtë fshat si vatër të të infektuarëve.

Banorët kanë thënë se ata kanë pasur frikë të shkojnë në mjekë, ndërsa tani ata po kujdesen më shumë, duke përdorur maska./Alsat-M

Baby Boo