Fshati që harroi dëshmorin e UÇK-së (Foto)


Kjo nuk është e dhimbshme, është e tmerrshme.

Para tre ditëve ishte 18 vjetori i rënies së dëshmorit Rametulla Ameti. Dhe për çudi atë ditë, ashtu si vitet e tjera, të gjithë kaluan në heshtje pranë përmendores së tij të përdhosur e të dëmtuar. Pa u kujtuar të kthejnë kokën një herë së paku për të justifikuar momentet kur e përdorin me krenari emrin e tij në biseda e kafene. Vite me radhë kanë ardhur të tjerë nga jashtë fshatit, me kurora me lule dhe kanë kujtuar dëshmorin vazhdimisht, ndërsa ne bashkëfshatarët e tij e braktisëm në mënyrën më të ulët. Prandaj kërkoj nga bashkëfshatarët në emër të familjes mos ta përmendin më emrin e tij, mos të përdorin fotografitë e tij për deri sa nuk kanë guximin që s’paku në përvjetorin e rënies së tij të vendosin një lule mbi varrin ose përmendoren e tij.
Fshati ynë e vrau për herë të dytë dëshmorin, sidomos kur shkojmë e vendosim lule e kurora në varret e dëshmorëve në vende tjera, e harrojmë që një lule nga ato kurora ta lëmë dhe mbi varrin e dëshmorit tone. Kjo nuk është e dhimbshme është e tmerrshme.
Fotot e bëra sot, tre ditë pas përvjetorit të rënies së tij, dëshmojnë më shume se fjalët për harrimin e madh qe i ka bërë fshati i vet për 18 vjet me radhë.

Baby Boo