Frikë në Tiranë, 2 burra rrëmbejnë një djalë të mitur dhe e mbajnë peng. Ndërhyn policia


Dy burra në Tiranë akuzohen se kanë rrëmbyer dhe mbajtur peng një djalë të mitur, pas një konflikti që 14 vjeçari kishte pasur më herët me djalin e një prej të dyshuarve.

Dy kushërinjtë Çlirim Sina dhe Aleksandër Sina akuzohen se morën me forcë një 14-vjeçar dhe i hoqën lirinë duke e mbajtur në automjet.

Djali u çlirua pasi ndërhyri policia e Komisariatit të Policisë Nr. 1, Tiranë, raporton noa.al.

Dinamika e ngjarjes

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, thanë sot se morën njoftim se dy burra kishin marrë me forcë, në automjet, një shtetas të mitur.

Forcat policore kanë organizuar punën për kapjen dhe vënien e autorëve të dyshuar përpara përgjegjësisë ligjore. Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale të specialistëve për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1, janë identifikuar, kapur dhe vënë në pranga autorët e dyshuar, shtetasit: Çlirim Sina 50 vjeç, banues në Tiranë dhe Aleksandër Sina, banues në Përrenjas.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta 2 shtetas kanë marrë me forcë, në automjetin e tyre, një shtetas të mitur 14 vjeç, dhe i kanë hequr lirinë atij, duke e mbajtur në automjet, për shkak të një konflikti që 14-vjeçari ka patur me djalin e shtetasit Çlirim Sinës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Baby Boo