Freedom House: Ilir Meta është politikani më i korruptuar shqiptar


Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, është shpallur politikani më i korruptuar shqiptar nga “Freedom House”, organizatë joqeveritare (OJQ) e financuar nga qeveria e SHBA’ve që zhvillon kërkime dhe avokim mbi demokracinë, lirinë politike dhe të drejtat e njeriut, transmeton Gazeta Metro.

Politikani më i korruptuar shqiptar është presidenti i tanishëm i Shqipërisë Iilir Meta, kështu thuhet në raportin e “Freedom House” gjatë vitit 2018 për politikanët në Shqipëri, aty thuhet se me ardhjen e tij në pushtet të gjitha është zbehur lufta ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar.

“Arritjet në luftën kundër korrupsionit u zbehën nga zgjedhja si president i Ilir Metës, i cili shihet nga shumë qytetarë si simbol i korrupsionit, si edhe nga zgjedhja me një shumicë të thjeshtë në parlamentin e Shqipërisë të Prokurores së Përkohshme më 18 dhjetor, gjë që minoi seriozisht besueshmërinë dhe pavarësinë e institucionit”, thuhet në raportin e “Freedom House” për Metën, transmeton Gazeta Metro.

Tutje në raport thuhet se lufta ndaj korrupsioni mori fund në Shqipëri dhe zgjidhje nuk do të ketë ndaj kësaj dukurie derisa President i Shqipërisë është Ilir Meta, po ashtu aty thuhet se vet kryeministri i cili kritikoi atë dhe e quajti si “të kalbur në politikën shqiptare”, e bëri President me votat e partisë së tij me 28 prill 2017.

Lufta kundër korrupsionit mori gjithashtu një goditje me zgjedhjen e Ilir Metës si president i Republikës më 28 prill, presidenca e të cilit u bë e mundur nga votat e Partisë Socialiste.Në vitin 2011, Rama vetë e kishte cilësuar Ilir Metën si simbol të gjithçkaje që ishte e kalbur në politikën shqiptare, një vlerësim që e ka edhe një pjesë e madhe e elektoratit shqiptar”, thuhet në raportin e “Freedom House”, transmeton Gazeta Metro.

Ky raport kishte acaruar Presidentin e tanishëm Ilir Meta ku kishte reaguar me një arsyetim qesharak duke thënë se është një raport i paguar, duke mos ditur se “Freedom House” është një organizatë joqeveritare e cila financohet direkt nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shquhet për transparencën e saj.

Baby Boo