Frashër Krasniqi zbulon “kërcënimin” e VV-së nëse s’hidhet në votim shkarkimi i Aida Dërgutit


Deputeti i PSD-së, Frashër Krasniqi, ka zbuluar kërcënimin e partisë së Albin Kurtit nëse nuk hidhet në votim shkarkimi i Aida Dërgutit si nënkryetare e Kuvendit, post ky të cilin e kishte marrë sa ishte në VV.

“VV sapo deklaroi që nuk do të votojë asnjë marrëveshje ndërkombëtare të Kosovës, pa u hedhur në votim shkarkimi i Aida Dërgutit nga nënkryetarja Kuvendit”, ka shkruar Krasniqi.

Ai ka pyetur se kush po lufton për pozita këtu dhe se kush qenka në gjendje ta dëmtojë interesin shtetëror për shkak të një pozite.

Baby Boo